Teuta Sahatqija, Kryetare e Partisë 1. Votimi jashtë Kosovës Votimi për bashkatëdhetarët tanë që jetojnë jashtë Kosovës ishte gjithmonë veprim i pasuar me shumë vështirësi për shkak të statusit të tyre të pazgjidhur rreth qëndrimit në shtetin e huaj, të kostos së lartë të udhëtimit, të pamundësisë së udhëtimit e mbi të gjitha për mungesën e statusit të shtetësisë dhe mungesën e ambasadave ku do të kryenin këtë obligim qytetar. Sot Kosova e ka të zgjidhur statusin e shtetësisë dhe ka mardhënje diplomatike me këto vende. Këto janë zgjedhje të para në shtitn e Kosovës, dhe suksesi i kpëtyre zgjedhjeve, numri i votuesëve të cilët do të dalin në votime është indikator i rëndësishëm për suksesin e zgjedhjeve dhe paraqitjen e Kosovës para faktorit ndërkombëtar. Sot kur shteti i Kosovës ekziston dhe tashmë janë 11 ambasada nëpër vende mike të cilat e kanë njohur shtetin e Kosovës është e pakuptimë mungesa e organizimit të votimeve nëpër këto shtete. Nga informatat jo zyrtare të cilat i kemi, pasi nuk morëm përgjegje në pyetjen tonë drejtuar KQZsë, është një numër tepër i vogël i personave të cilët kanë aplikuar për votim në mënyrë të paraparë nga KQZ. Kërkojmë që në mënyrë urgjente 1. KQZ dhe Ministria e punëve të Jashtme të organizojnë procesin e votimeve nëpër ambasadat tona ekzistuese dhe atë si vijon: a. Gjermani: Minhen, Berlin, Hamburg b. SHBA: NewYork, Çikago, Boston c. Zvicër: Bern, Gjenevë, Cyrih d. Itali: Romë, Veronë, Firencë e. Francë: Paris f. Turqi: Stamboll, Ankara, Izmir g. Britani: Londër h. Dhe në vende tjera të cilat MPJ dhe KQZ i sheh të arsyeshme 2. të dergohen nga 10000 fletvotime në secilin nga këto vende 3. e gjithë kjo nuk do të kushtonte më shumë se 30.000 EUR. Në këtë mënyrë do të kryhet obligimi ndaj bashkatdhetarëve tanë të cilët kanë bartë barrën e rrëndë të përkrahjes gjatë viteve të okupimit dhe janë tepër meritor për krijimin e shtetit të Kosovës. Së paky një borxh i vogël ndaj tyre do të plotësohet.
|